Ajo është futur sonte (e martë) në shtëpi për të qëndruar 24 orë bashkë me Monika Salihun.
Teksa po qëndronin të gjithë në oborr, ajo bëri një deklaratë përpara tyre e publikut.
“Jam në lidhje me dikë që ka qenë më herët këtu në Big. Hajt qëllojani”, tha ajo.
Shqipe Hysenaj në anën tjetër reagoi menjëherë duke thënë: “Stresin”.
E më pas Brikendës i erdhi një reagim nga ‘Vëllai i Madh’, i cili i tha të ketë ‘kujdes me mikrofonin’.
“Është në lidhje Vëllai i Madh, çfarë lidhje ka”, shtoi në vazhdim Shqipja, por që bukuroshja gjakovare tha se ishte shaka.
Brikenda ndërkohë u komentua për një lidhje me Gani Gërminë, pasin ky i fundit e kishte thënë vet në një live në TikTok.