Mbrëmë pak para mesnate është sulmuar një person derisa ishte duke lëvizur me veturë në fshatin Voksh të komunës së Deçanit.
Gazeta Insajderi mëson se në drejtim të veturës së tij është gjuajtur me kallashnikov.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Sipas burimeve, personi që ka gjuajtur breshëri plumbash drejt veturës ka qenë i maskuar.
Insajderi ka kontaktuar dhe policinë rajonale të Pejës, por ende nuk kanë dhënë detaje.