-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Brahimaj-ministrit të Mbrojtjes: Shumë ushtarë detyrohen të punojnë taksist e kamarier për të mbajtur familjet e tyre

- Advertisement -

Ish- Gjenerali , Lahi Brahimaj, në një postim në facebook ka kërkuar nga Ministri i Mbrojtjes që të flas më shumë për kushtet e ushtarëve në vend sesa për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se kushtet për punën e tyre janë minemale, ku shumë prej tyre detyrohen të punojnë si i taksistë e kamarierë, vetëm për të mbajtur familjet e tyre.

Ministri i Mbrojtjes del e flet për dialogun me Serbi, por assesi për kushtet e ushtarëve.

E dhimbshme që një numër i madh i ushtarëve detyrohen të punojnë punë tjera, si taksistë e kamarierë, vetëm për të mbajtur familjet e tyre”.

Postimi i plotë:

Ministri i Mbrojtjes del e flet për dialogun me Serbi, por assesi për kushtet e ushtarëve.

Ata nuk kanë mbështetje, pagat i kanë më të ulëtat në rajon, çizmet i vijnë nga kompani në listë të zezë, dhe ka raste kur ushtarakë të edukuar e trajnuar në Akademitë prestigjioze perëndimore kanë lëshuar FSK-në për shkaqe të këtilla.

Ministër, lëri temat populliste e lavdet për shefin.

Merru me kushtet e ushtarëve, sepse ky duhet të jetë prioriteti yt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit