16.1 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Brahimaj: Luani u vra me plumb në ballë, ashtu siç vriten ushtarët e zot

- Advertisement -

Sot janë bërë 27 vjet nga rënia e heroit të Kosovës, Luan Haradinaj.

Ai ishte vrarë në zonën kufitare, gjatë hyrjes në Kosovë bashkë me disa bashkëluftëtarë të UÇK-së.

Njëri nga bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj, ka treguar momentin se si u vra Luan Haradinaj.

Brahimaj në emisioni “Ditari” në Tëvë 1, ka thënë se Luani u vra me një plumb në ballë, ashtu siç vriten ushtarët e zot.

“Kur kanë hy në zonën kufitare në pjesën e rrezikshme, Luani i ka pri në kolonë, ndërsa Ramush Haradinaj ka mbajt njërin krah që ka qenë pjesa më e rrezikshme, d.m. th kanë bërë një pararojë për trupat e njësisë që të funden brenda dhe gjatë kalimit të kufirit plagoset, Rafet Rama. Ramush Haradinaj shkon për ta ndihmuar Rafet Ramën dhe i ka largu çantën ushtarake duke i bërë me shenjë Luanit që të kthen mbrapa. Luani, në mbrojtje të Ramushit, Rafetit dhe lufëtetarëve tjerë nga distanca vritet, qëllohet në ballë nga një snajper. Luftëtarët e zot vriten vetëm në ballë dhe Luani ashtu, ka pas një plumb në ballë”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit