6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Brahimaj: Kurti refuzoi të jetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (Video)

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka thënë se sulmet ndaj kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj nga partia në pushtet, janë të padrejta e të pandershme.

Lidhur me këto sulme, Brahimaj thotë se është kryeministri Albin Kurti ishte ai që ka refuzuar të jetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa shton se ishte vetë prezent në takimin ku shefi i qeverisë nuk pranoi një gjë të tillë, transmeton Klankosova.tv.

“Luftën dikush e ka para nga studiot. Këta njerëz një kohë patën thënë se Kosova nuk duhet të luftojë, zoti Kurti nuk ka pranuar të jetë pjesë e UÇK-së. Ai ka refuzuar të jetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam qenë në takim në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, ka qenë bashkë me Adem Demaçin në Kleçkë. Pastaj Demaçi e ka angazhuar si përkthyes, si sekretar i një zyre”, u shpreh Brahimaj në emisionin “DPT te Fidani”.

Tutje Brahimaj thotë se Kurti sot gëzon statusin e veteranit, ani pse nuk ishte ushtar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit