17.8 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Borrelli: Me marrëveshjen në Ohër do të bëhej një hap i madh i rajonit drejt BE-së

- Advertisement -

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka thënë se pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të vijnë në Ohër më 18 mars, për t’u pajtuar rreth zbatimit të planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Kështu ka thënë ai gjatë një konference për media në Tiranë, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke shtuar se në rast se palët pajtohen, do të bëhej një hap jashtëzakonisht i madh i Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Rreth dialogut Prishtinë-Beograd, me datën 27 shkurt, patëm takim të nivelit të lartë në Bruksel. Të dy, Kurti dhe Vuçiq, ranë dakord që nuk do të ketë diskutime të mëtutjeshme për propozimin e BE-së që do të thotë se teksti i kësaj marrëveshje është e mbyllur”, ka thënë Borrelli.

Sipas tij, marrëveshja në fjalë sjell shumë shpresë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Të ngjashme

Të fundit