5.7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Boris Johnoson u largua, macja e famshme e Downing Street “e mërzitur”

- Advertisement -

Larry, macja e famshme e Downing Street, u pa mjaft e shqetësuar duke dalë nga rezidenca e kryeministrit në ditën e largimit të Boris Johnson.

Pamjet nga dita kur Boris Johnson mbajti fjalimin e tij të lamtumirës si kryeministër në largim për t’i dorëzuar frenat e qeverisë Liz Truss gjithashtu kapën një tjetër moment.

Larry ishte sot jashtë rezidencës së kryeministrit dhe në pamje duket “e mërzitur”. Me siguri ajo e kishte kuptuar se sot do të ishte dita e fundit e Boris Johnoson.

Madje ky i fundit gjatë fjalimit të tij të lamtumirës e përmendi. “Unë thjesht po i them partisë sime, nëse Dylan (qeni i Downing Street) dhe Larry mund t’i lënë pas vështirësitë e tyre të herëpashershme, atëherë mund të bëjë edhe Partia Konservatore”, tha Johnoson. /abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit