Në zonat malore të Shqipërisë janë rikthyer reshjet e dëborës.
Në Qafën e Thorës trashësia e dëborës ka arritur në 5 cm dhe deri tani nuk raportohet për problematika në qarkullimin e automjeteve.
Reshje dëbore janë regjistruar dhe në segmentin Fushë-Dukagjin – Tuneli i Kalimashit.
Policia ka apeluar drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këto akse për shkak të lagështirës në rrugë.
“Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kryesisht në zonat malore”.
“Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë”, apelon policia./Euronews.al