21.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Bordi i “Trepçës” kërkon masa ndaj personit që sulmoi Bahri Karaçën

- Advertisement -

Bordi i “Trepçës” ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, lidhur me rastin e sulmit fizik që iu bë Ushtruesit të Detyrës të Udhëheqësit të Njësisë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça Stan Tërg, Bahri Karaçës, para dy ditëve.

Ata kanë dënuar “ashpër” sulmin fizik ndaj Karaçës dhe thanë se mirëpresin ndërmarrjen e masave të shpejta nga organet e rendit për këtë veprim.

Në takim u tha se sjelle të tilla nuk përkojnë me punëtorin dhe vlerat e Trepçës, “vizionin e misionin që në aspirojmë t’i ndërtojmë në ndërmarrjen Trepça Sh.A, e aq më pak kur sjelljet e tilla kryhen në vendet e punës”.

Sipas tyre, siguria dhe mirëqenia e punonjësve të “Trepçës” janë prioritet kryesor.

“Ne qëndrojmë të bashkuar kundër çdo forme dhune apo dëmi që u shkaktohet punonjësve tonë dhe ju sigurojmë që jemi shumë të përkushtuar të punojmë me zell për të eliminuar akte të tilla nga vendi ynë i punës dhe për të nxitur një mjedis që mbështet parimet e respektit, bashkëpunimit dhe profesionalizmit”, u tha nga Bordi i “Trepçës”.

Bahri Karaça u sulmua të enjten në vendin e tij të punës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit