22.9 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Boom së shpejti do të testojë aeroplanin supersonik XB-1

- Advertisement -

Boom Supersonic është duke zhvilluar XB-1, aeroplanin e parë supersonik në botë i zhvilluar në mënyrë të pavarur dhe është gati për testim.

Aeroplani i ri do të mbështesë gjeneratën e ardhshme të teknologjisë së aviacionit si “përbërjet e karbonit, aerodinamika e optimizuar digjitale për të mundësuar udhëtime të qëndrueshme supersonike”, transmeton Telegrafi.

XB-1 ka specifika mbresëlënëse siç është trupi i punuar nga karbonit dhe titaniumi me gjatë prej 21.6 metra, kurse posedon motorë të gjeneratës së tretë General Electric J85 që prodhon 5.6 tonelatë njësi shtytëse.

Aeroplani është zhvilluar kryesisht në Contennial të Colorado, por më herët këtë vit është transferuar në bazën Mojave në shkretëtirën Mojave të Kalifornisë, nga ku po kryhen teste të detajuara përfshirë lëvizje në pistë.

Së fundmi, administrata federale e aviacionit amerikane ka kryer testime të detajuara të aeroplanit me qëllim që Boom Supersonic të fitojë certifikatën.

Falë kësaj, si dhe certifikatave tjera, piloti kryesor i testimeve Bill Shoemaker si dhe kolegu i tij Tristan Brandenburg do të kryejnë testin e parë fluturues të XB-1 mbi shkretëtirën Mojave.

Lokacioni ka rëndësi të veçantë, pasi bëhet fjalë për një hapësirë ajrore në të cilën kapiteni Charles Yager ka arritur të arrijë shpejtësinë e zërit me aeroplanin Bell X-1/

Gjithashtu aty janë edhe vëzhguesit strategjik SR-71 Blackbirg, që për herë të parë fluturoi në vitin 1964.

Siguria është më e rëndësishmja për Boom Supersonic, e pilotët e kësaj kompanie deri më tani kanë kryer qindra orë trajnime në simuluesin preciz – para se të fillonin fluturimet historike.

XB-1 paraqet themelet për Overture, duke përdorur aeroplanin supersonik që përdor derivat qind për qind të riciklueshëm që do t’i mundësojë fluturakes të transportojë 65 deri në 80 pasagjerë – duke lëvizur me shpejtësi prej 1.7 Mach.

Është dyfishi i shpejtësisë në krahasim me aeroplanët e sotëm komercial. Kompanitë American Airlines, United Airlines dhe Japan Airlines tashmë kanë porositur 130 sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit