Julian Alvarez i ka komunikuar Atletico Madridit dëshirën për t’u larguar nga klubi gjatë verës.
Sulmuesi argjentinas po përmendet gjithnjë e më shumë si objektiv i Barcelonaës, që po kërkon përforcime në repartin ofensiv.
Sipas mediave spanjolle, lojtari është i hapur për një ndryshim ambienti dhe e sheh Barcelonën si hap të rëndësishëm në karrierë.






