26.5 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Bllokimi i punimeve te “Rruga A”, Abdixhiku: Çmenduri që të lë pa fjalë, gjykatsja del të jetë motra e deputetës në pushtet

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar në lidhje me bllokimin e punës tek projekti i “Rrugës A” në Prishtinë.

Abdixhiku e ka quajtur çmenduri vendimin e Gjykatës Komerciale.

Ai shtoi se gjykatsja që mori vendimin del të jetë motra e deputetës së VV-së.

REAGIMI I PLOTË:

NJË ÇMENDURI QË TË LË PA FJALË!

Rruga A po ecte në ritëm të mbarë. Punë e palodhshme, në kohë rekord e në afat. Një lagje e re për Prishtinën, një komunitet i ri në bërje.

Por ja që në Kosovën e popullistëve puna krijon kundërshtarë.

Sot, një gjykatëse vendosi ta ndalojë atë. Ta ndalojë punën e ndërtimit të rrugës ‘Jim Xhema’ në gjysmë të saj. Gjykatësja, del të jetë motra e deputetes në pushtet.

Dhjetra mijëra banorë pa kolektor e në kundërmim, një kryeqytet pa projektin më të madh kapital.

Këta janë përplot mllef e urrejtje; dhe fatkeqësisht urrejnë qytetarët e vet. Punë s’bëjnë vet por punën e tjetrit se durojnë dot.

Prishtina dhe qytetarët e kryeqytetit, le ta shohin këtë çmenduri. Fillimisht me bllokim buxheti deri në gusht; tani me bllokim projekti me kapje e familjarë.

Nuk do t’i lejojmë.
Rruga e Re dhe Rruga A nuk ndalen.
Prishtina dhe Kosova do të bëhen!

Të ngjashme

Të fundit