8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Blinkeni e paralajmëron Izraelin për ndihmat në Gaza

- Advertisement -

Kryediplomati amerikan, Antony Blinken, u ka thënë udhëheqësve izraelitë se “duhet të bëhet shumë më shumë” që të dërgohen ndihma humanitare te civilët në pjesën e rrethuar veriore të Gazës, duke ngritur pasoja të mundshme sipas ligjeve të ShBA-së, nëse nuk ndërmerren masa, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Joe Biden.

Të martën, sekretari i Shtetit u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, me ministrin e Punëve Strategjike, Ron Dermer, dhe me oficerë të lartë ushtarakë në një varg takimesh në Jerusalem dhe Tel-Aviv, raporton televizioni BBC.

Zyrtari amerikan tha se Blinkeni u kishte bërë trysni udhëheqësve të Izraelit rreth raportimeve se ushtria e tyre ka qenë duke e zbatuar të ashtuquajturin “planin e gjeneralëve” në pjesën veriore të Gazës – taktikë e përshkruar si përdorim i zhvendosjes masive të detyrueshme të civilëve dhe si taktikë “dorëzohu ose vdiq urie” kundër të gjithë atyre që nuk largohen.

Ai shtoi se izraelitët i kanë thënë Blinkenit se kjo taktikë “absolutisht nuk është” politikë e tyre. Më pas, amerikanët u kundërpërgjigjën, duke u thënë homologëve izraelitë se duhet ta bëjnë këtë më të qartë në mënyrë publike, transmeton nacionale.

Izraeli ka thënë se ofensiva e forcave të tij në veri të Gazës e ka për qëllim parandalimin e ringjalljes së Hamasit.

Paralajmërimi në dukje i Blinkenit për ndihmat humanitare vjen pas letrës së tij javën e kaluar, të cilën e nënshkroi edhe sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin. Në atë dokument, Qeverisë së Izraelit i jepeshin 30 ditë kohë për ta shtuar sasinë e ndihmave që arrijnë në pjesën veriore të Gazës, në të kundërtën do ta rrezikonte ndërprerjen e një pjese të asistencës ushtarake nga Uashingtoni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit