Mediumi i madh zviceran, Blick ka bërë një artikull për Klaus Gjasulën, futbollistin shqiptar që shënoi golin e barazimit ndaj Kroacisë.
Blick ka zbuluar arsyen se pse ai dhe vëllai i tij, Jurgen i kanë këta emra.
Klaus Gjasula dhe vëllai i tij Jürgen, po ashtu futbollist, mbajnë emra të pazakonshëm në Shqipëri.
Gjyshja e tyre ishte fanse e madhe e serialit kult në televizionin gjerman – ZDF dhe i emërtoi nipërit e saj duke e nderuar aktorin e ndjerë tashmë të këtij seriali, Klausjürgen Wussow!