22.6 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Blesa, “Ylli i javës” në Superligë

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 11-të në l Superligë i ka takuar futbollistit të FC. Prishtina, Jalen Miller Blesa

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Muhamet Sylejmani, Ilmi Mehmeti dhe Rifat Nasufi.

Ky komision vendosi që qendërsulmuesi i FC Prishtina , Jalen Miller Blesa të shpallet “Ylli i Javës”, pasi që qetësia që e karakterizoi gjatë tërë ndeshjes iu shpërblye me dy gola. E pikërisht golat e Blesa-s ia mundësuan bardhekaltërve të kryeqytetit fitoren në përballje me SC. Gjilani në “Fadil Vokrri”, me rezultat 2:1. Kjo ishte fitorja e tretë për FC. Prishtina në këtë edicion, por e para pas shtatë ndeshjeve.

Pasi mori këtë çmim sulmuesi amerikan u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për të ruajtur hapin me skuadrat e kreut të tabelës.

“Ndeshja shkoi shumë mirë, jam shumë i lumtur për bashkëlojtarët e mi. Ne ndihmuam njëri-tjetrin shumë dhe dhamë 100%. Është trajneri i ri dhe strategjia e re. FC Prishtina është një skuadër e madhe dhe ne presim që të luajmë në Evropë. Strategjia e re dhe trajneri i ri po bëjnë që gjërat të ndryshojnë shumë shpejt, por gjithë ekipi do të adaptohet me kohë. Jam shumë i lumtur dhe emocionuar që u zgjodha ylli i javës”, ka thënë Blesa për faqen zyrtare të FFK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit