Blerta Deliu: Suspendimi i katër farmacistëve nuk e zgjidh mungesën e barnave esenciale

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar lidhur me suspendimin e katër farmacistëve për parregullsi në menaxhimin e barnave, duke theksuar se pacientët vazhdojnë të përballen me mungesë të barnave nga Lista Esenciale.

Ajo ka thënë se, pavarësisht suspendimeve, qytetarët detyrohen të shpenzojnë qindra e mijëra euro nga xhepi i tyre për të siguruar terapitë e nevojshme.

Deliu ka kërkuar që parregullsitë të hetohen dhe përgjegjësit të japin llogari, por ka theksuar se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te farmacistët.
Sipas saj, mungesa e barnave esenciale mbetet problem për të cilin duhet të japin llogari edhe institucionet përgjegjëse për furnizimin.

“Pacientët nuk kanë nevojë për arsyetime. Kanë nevojë për barnat që u takojnë!”, ka përfunduar Deliu.

Reagimi i plotë:

Katër farmacistë të suspenduar për parregullsi në menaxhimin e barnave.

Ndërkohë, edhe këto ditë, pacientët vazhdojnë të mos i gjejnë barnat që janë pjesë e Listës Esenciale dhe detyrohen të shpenzojnë qindra e mijëra euro nga xhepat e tyre për t’i siguruar terapitë.

Parregullsitë duhet të hetohen dhe përgjegjësit të japin llogari. Por suspendimi i katër farmacistëve nuk e zgjidh problemin e mungesës së barnave dhe nuk e përjashton përgjegjësinë e institucioneve që kanë për detyrë furnizimin e tyre.

Pacientët nuk kanë nevojë për arsyetime. Kanë nevojë për barnat që u takojnë!

Të ngjashme

Të fundit