Blerta Deliu: Kuvendi nuk është LVV-ja, administrata nuk është e Albin Kurtit

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së komunikimit dhe funksionimit të administratës së Kuvendit.
Deliu ka theksuar se Kuvendi i Kosovës nuk i përket një partie politike, ndërsa administrata e institucionit nuk duhet të përdoret për qëllime partiake, raprton Scanner.

“Kuvendi nuk është LVV-ja. Administrata e Kuvendit nuk është administratë e Albin Kurtit. Dhe komunikatat e Kuvendit nuk mund të shndërrohen në komunikata partiake”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka kundërshtuar gjithashtu cilësimin e deputetëve të PDK-së dhe AAK-së si “të huaj” në Kuvend, duke theksuar se ata janë deputetë të zgjedhur, të betuar dhe me mandat të barabartë me deputetët e tjerë.
Sipas Deliut, është e papranueshme që administrata e Kuvendit të përdoret për të krijuar “një version politik të ngjarjeve” dhe për ta vendosur institucionin në shërbim të një subjekti politik.
Në fund, ajo i është drejtuar ushtrueses së detyrës së kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, me kërkesën:
“Albulenë, thirre seancën. Kaq. S’keni punë tjetër këto ditë. Mos e bllokoni institucionin që duhet t’u shërbejë të gjithë deputetëve.”

Postimi i plotë:

Kuvendi nuk është LVV-ja. Administrata e Kuvendit nuk është administratë e Albin Kurtit. Dhe komunikatat e Kuvendit nuk mund të shndërrohen në komunikata partiake.

Deputetët e PDK-së dhe AAK-së nuk janë “të huaj” në Kuvend. Janë deputetë të zgjedhur, të betuar dhe me mandat të barabartë me çdo deputet tjetër.

Është e papranueshme që administrata e Kuvendit të përdoret për të prodhuar një version politik të ngjarjeve dhe për ta vendosur institucionin në shërbim të një subjekti politik.

Albulenë, thirre seancën. Kaq. S’keni punë tjetër këto ditë. Mos e bllokoni institucionin që duhet t’u shërbejë të gjithë deputetëve.

Të ngjashme

Të fundit