Blerta Deliu ka treguar se çka e ka shtyrë të mendojë ta lërë politikën

- Advertisement -

 

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka folur për fillimet e saj në politikë dhe sfidat që hasin gratë dhe vajzat e reja në këtë fushë.

Ajo ka thënë se politika nuk ka qenë e lehtë dhe se fillimet e saj ishin të mbushura me pasiguri.

“Në fillimet e mia, politika nuk ka qenë e lehtë. Është një nga angazhimet më të vështira, sidomos për gratë dhe vajzat e reja që duhet të përballen me barriera të mëdha. Me përkushtim të madh për hapësirë, për një zë më të fortë që të dëgjohet. Por kudo që ato janë, janë shumë të suksesshme. Në fillimet e mia kam pasur shumë pasiguri. Çka i karakterizon vajzat është që duan të jenë të përkryera, e kjo është sfidë për t’ia dalë.”, ka deklaruar ajo.

Deliu theksoi se nuk ka mundësi më të mirë se Parlamenti për të paraqitur problemet e qytetarëve, edhe pse përballja me kritika dhe linçim është e zakonshme.

“Përtej mureve të Kuvendit, zërat që i bashkohen sharjes e linçimit janë shumë më shumë. Në fillimet e mia ka qenë e çuditshme. Si grua, kur e sheh përballjen me të tillë, e pyet veten ‘A duhet të jem këtu, a duhet të merrem me të tillë’, por ka të tillë që na përkrahin”, tha Deliu.

Të ngjashme

Të fundit