5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

BKS i kundërpërgjigjet Muratit: Vetëm policat një mujore janë pa pagesë, s’jemi në dijeni të ndonjë procedimi penal ndaj punëtorëve

- Advertisement -

Byroja Kosovare e Sigurimit i është kundërpërgjigjur Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, i cili akuzoi disa punonjës të BKS-së se po detyrojnë mërgimtarët që të paguajnë policën kufitare, ani pse është e subvencionuar nga Qeveria.

Në reagimin e BKS-së thuhet se subjekt i kësaj marrëveshje janë vetëm policat një mujore, pra vetëm ato janë pa pagesë.

“Pra, vetëm policat një mujore janë pa pagesë, policat me afat tjetër, si ato 15 ditë, 2 muaj, 6 muaj dhe një vjeqare, janë me pagesë. Pagesës i nënshtrohen të gjitha llojet tjera të automjeteve, poashtu edhe nëse vijnë nga shtetet e specifikuara si më lartë”, thuhet në reagim.

Si pasojë e kësaj marrëveshje, BKS ka thënë se industria e sigurimeve ka pësuar dëm financiar prej mbi 2.5 milionë euro, por se pavarësisht kësaj “ne kemi qenë të përkushtuar për të zbatuar me korrektësi dhe në mënyrë transparente të gjitha detyrimet e kësaj marrëveshjeje, në interes të qytetarëve.”.

Në postimin e tij, Murati deklaroi se disa raste tashmë janë raportuar dhe se ka pasur procedim penal për punonjësit. BKS thotë se nuk janë në dijeni të ndonjë procedimi të tillë.

“Ju njoftojmë se deri me këtë moment, zyrtarisht, nuk jemi në dijeni të ndonjë procedimi penal ndaj punëtorëve te BKS lidhur me këto raste të aluduara. Çdo qytetar që ka paguar për një policë 1-mujore, të cilën duhet ta kishte marrë falas, ftohet të kontaktojë BKS-në për të kërkuar rimbursimin dhe për të raportuar rastin. Nëse ka raste të keqpërdorimeve nga punonjësit e BKS-së, këto do të trajtohen me prioritet të lartë dhe përgjegjësit do të përballen me pasojat ligjore”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Në përgjigje të deklaratës së Ministrit të Financave, z. Hekuran Murati, lidhur me pagesën e policës kufitare, Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) dëshiron të sqarojë situatën dhe të ofrojë informacione për të gjithë qytetarët.

Marrëveshja e nënshkruar nga MFPT, MPB, BQK dhe BKS, nenet 2.1 dhe 3.1 parashohin: “Subjekt i kësaj marrëveshjeje janë të gjitha autoveturat (deri në 9 udhëtarë) që hyjnë në pikat kufitare brenda periudhës së paraparë në pikën 2 të nenit 1 të kësaj marrëveshje dhe kanë vetura nën regjimin e Kartonit të Gjelbër, që vijnë nga shtetet tjera dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, përjashtuar këtu veturat e regjistruara në Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi, për të cilat ka regjim tjetër të policës kufitare”

“BKS do të pajisë automjetet që janë subjekt i kësaj marrëveshjeje me policë një (1) mujore të sigurimit kufitar, vlera e primit të të cilave është përcaktuar sipas tarifave të aprovuara nga BQK. Çmimi i primit përfshin edhe tatimin mbi vlerën e shtuar, ndërsa tarifat mbeten të pandryshuara për kohëzgjatjen e kësaj marrëveshje”

Pra, vetëm policat një mujore janë pa pagesë, policat me afat tjetër, si ato 15 ditë, 2 muaj, 6 muaj dhe një vjeqare, janë me pagesë.

Pagesës i nënshtrohen të gjitha llojet tjera të automjeteve, poashtu edhe nëse vijnë nga shtetet e specifikuara si më lartë.

Byroja Kosovare e Sigurimit dhe industria e sigurimeve kanë angazhuar të gjitha kapacitetet e tyre për realizimin e kësaj marrëveshjeje. Është e rëndësishme të theksojmë se për shkak të kësaj marrëveshjeje, industria e sigurimeve ka pësuar një dëm financiar prej mbi 2.5 milionë euro. Pavarësisht kësaj, ne kemi qenë të përkushtuar për të zbatuar me korrektësi dhe në mënyrë transparente të gjitha detyrimet e kësaj marrëveshjeje, në interes të qytetarëve.

BKS e ka informuar tërë opinionin lidhur me këtë marrëveshje, informimin mund ta gjeni ne ëeb-site te BKS ( https://bks-ks.org/njoftim/), dhe i njejti njoftim është i printuar dhe I vendosur në sportele të pikave kufitare (shih një shembull në foto – letra e vendosur ne sportel)

Ju njoftojmë se deri me këtë moment, zyrtarisht, nuk jemi në dijeni të ndonjë procedimi penal ndaj punëtorëve te BKS lidhur me këto raste të aluduara.

Çdo qytetar që ka paguar për një policë 1-mujore, të cilën duhet ta kishte marrë falas, ftohet të kontaktojë BKS-në për të kërkuar rimbursimin dhe për të raportuar rastin. Nëse ka raste të keqpërdorimeve nga punonjësit e BKS-së, këto do të trajtohen me prioritet të lartë dhe përgjegjësit do të përballen me pasojat ligjore.

Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët të informohen nga burimet zyrtare për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të siguruar që të gjitha të drejtat e tyre të respektohen. Për çdo pyetje apo raportim, ju lutemi të kontaktoni zyrat tona në numrin 038 603 059 ose përmes adresës elektronike [email protected].

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit