5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Bislimi: Kosova t’i ruajë marrëdhëniet me ShBA-në si sytë e ballit

- Advertisement -

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi është shprehur se Kosova duhet ta ruaj partneritetin e saj si “sytë e ballit” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo për faktin se, sipas Bislimit, Kosova ka arritur në ditën që është sot, krahas mbështetjes të vazhdueshme të ShBA-ve.

“Unë i qëndroj pas asaj, e cila nuk është vetëm një thënie, por është besim i thellë nga ajo që historia na mëson, besim nga e kaluara jonë, ku asnjë nga këta hapa të rëndësishëm të Kosovës nuk do të kishin ndodhur pa përkrahjen e parezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

‘Kanë qenë partnerë, dhe kanë investuar miliarda të taksave të qytetarëve amerikanë për ta sjellë Kosovën këtu ku është sot”, u shpreh Bislimi për Edicionin Special të Klan Kosova.

“Obligim i yni, si Republikë e Kosovës, që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta ruajmë sikur sytë e ballit, Kosova ka ardhur ku është sot, për shkak të mbështetjes të ShBA-ve, dhe atë duhet ta vazhdojmë”.

“Ajo që është e përjetshme për Kosovën, është një aleatë i fortë, siç janë Shtetet e Bashkuara”.

Po ashtu, ish-deputeti tha se nuk beson se mund të arrihet pika ku ShBA-të do të ndërprenë partneritetin që kanë me vendin tonë.

“Por nuk besoj se ne mund të arrijmë në atë pikë ku mund te thuhet se Shtetet e Bashkuara kanë shkëputur marrëdhëniet me Kosovën. Mospajtimet që i shohim së fundmi, rrjedhin për shkak të dy botëkuptimeve të ndryshme, në të cilat operojnë Qeveria e Kosovës nga ana tjetër Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit