17.4 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Bislimi: Grafitet nacionaliste dhe pro-Kremlinit, treguese për motivet prapa veprimeve të dhunshme

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi bashkë me minsitrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë takuar të martën zëvendëssekretarin e përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në EEAS, Charles Fries, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Në këtë takim ku është diskutuar për situatën në veri, Bislimi ka thënë se grafitet nacionalistë dhe pro-Kremlinit tregojnë motivet prapa veprimeve të dhunshme.

Njoftimi i plotë:

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës së sotme Zëvendës Sekretarin e përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në EEAS, Charles Fries. Në këtë takim zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndërsa zëvendës sekretari Fries nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Në fillim të takimit, z. Fries shprehu vlerësimin për qëndrimin e Kosovës ndaj agresionit të pajustifikuar rus në Ukrainë dhe progresin që ka njohur vendi viteve të fundit. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se vendi ka bërë progres të konsiderueshëm, sidomos në agjendën evropiane, falë edhe ndihmës së partnerëve e aleatëve tanë. Rajoni ka nevojë për unitet në rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

Palët diskutuan dhe mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit, ku zëvendëskryeministri Bislimi dënoi dhunën e përdorur ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve, duke shtuar se protesta është keqpërdorur nga bandat kriminale të dirigjuara nga Beogradi për qëllimet dhe motivet e tyre kriminale.

Grafitet nacionaliste dhe pro-kremlinit nga ekstremistë të maskuar e grupe kriminale, janë po ashtu tregues kryesorë të motiveve prapa veprimeve të dhunshme, të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë.

Ai shtoi se qëndrojmë të përkushtuar në bashkëpunimin tonë me aleatët ndërkombëtarë. Gjithashtu është e rëndësishme mundësimi i kushteve normale, përmes të cilave kryetarët e zhvillojnë punën, përgjegjësinë e detyrimet e tyre ndaj qytetarëve.

Ministri Sveçla e informoi po ashtu z. Fries për zhvillimet e fundit nga dita e djeshme dhe e sotme në veri të vendi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit