10.1 C
New York
Monday, March 24, 2025

Buy now

Bislimi fajëson edhe BE-në pse s’na njohin pesë shtetet: S’po kanë unitet

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur për mungesën e unitetit brenda Bashkimit Evropian lidhur me njohjen e Kosovës nga pesë shtetet që ende nuk e kanë bërë këtë hap.

Gjatë një fjalimi në “College of Europe” në Natolin, Bislimi theksoi se problemi qëndron te “faktorët e ndryshëm të brendshëm” të shteteve pesë shteteve mosnjohëse të bllokut.

“Nuk kemi një problem me pesë shtetet mosnjohëse, por kemi pesë probleme me pesë shtetet mosnjohëse, sepse secili prej tyre e bazon vendimin në faktorë të ndryshëm, kryesisht faktorë të brendshëm. Qiproja nuk e ka njohur Kosovën për shkak të çështjeve të saj të brendshme, Sllovakia nuk na njeh gjithashtu për shkak të çështjeve me pakicat atje, Spanja nuk na ka njohur për shkak të Katalonjës. Po ashtu, kemi Rumaninë dhe Greqinë e cilat nuk na njeh për shkak të problemeve me Qipron. Pra, secili prej tyre ka arsye të ndryshme. Ky nuk është vetëm problem i Kosovës.” – tha Bislimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit