Lajme

Bislimi: Abdixhiku është kopje e Albin Kurtit

By GAZETA SCANNER 1

November 16, 2023

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka deklaruar se kundërkandidati i tij, Lumir Abdixhiku me qasjen e tij është një lloj kopje e kryeministrit të vendit Albin Kurti.

I pyetur se a beson se Abdixhiku do të mund ta konkurojë figurën e kryeministrit Kurti, Bislimi tha se do të ishte i lumtur dhe 100 për qind prapa Abdixhikut sikur ta besonte një gjë të tillë.

“Do të isha njeriu më i lumtur dhe 100 për qind prapa zotit Abdixhiku sikur ta besoja atë që sapo e thatë ju. Unë jo, jo problemi është që ky kryetari i tanishëm i LDK–së në detyrë, është mundu në qasjen e tij të jetë një lloj kopje e kryeministrit të tanishëm. Të paktën aspektin e përkushtimit të asaj që është më sipërfaqësorë, sesa asaj që është më substanciale. Kryeministri i tanishëm të gjithë karrierën e vet politike ka qenë sipërfaqësorë në shumë gjëra. Edhe mënyra sesi i ka elaboruar sipërfaqësisht gjërat në mënyrën që të jenë sa më të pranueshme te mendja e qytetarëve, ia ka sjellë fitoren e vitit 2021”, tha Bislimi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.