-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Biseda mes asambleistëve, LDK: LVV-ja është burim i pashtershëm i praktikave klienteliste dhe nepotiste

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje me video-incizimin ku asamblistët e Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës dëgjohen duke përmendur emrin e kryeministrit Albin Kurtit, hajninë, pronat në Badovc e deri te akuzat e ndryshme.

Në reagim, LDK ka thënë se “këto praktika korruptive dhe kriminale fshihen pas fasadës së premtimeve për “ndryshim” e “transparencë”, ndërsa në realitet reflektojnë politikë të shpërdorimit, ku përfitimet personale e partiake vendosen mbi interesat e qytetarëve.”

Kjo parti e quajti “të papranueshme” që asamblistët të përfshihen në marrëveshje të kundërligjshme.

“Është e papranueshme që asamblistët, të cilët paguhen me taksat e qytetarëve, të përfshihen në marrëveshje të kundërligjshme dhe të pista, që minojnë seriozisht besimin e qytetarëve në përfaqësuesit e tyre.” – thuhet më tej.

Sipas tyre, skandali “demonstron qartazi se LVV-ja nuk është asgjë më shumë se një burim i pashtershëm i praktikave klienteliste dhe nepotiste, që dëmtojnë rëndë interesin publik.”

Reagimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit