8.9 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Biseda Kusari-Radoiçiq: Gorani fasionohet për së keqi nga “mohimi i fajit të bazuar në fakte nga Qeveria”

- Advertisement -

Analisti politik Dukagjin Gorani, ka shprehur shqetësim të thellë për implikimet në kontekstin e sigurisë nacionale pas publikimit të edhe një pjese të bisedës së Shefes së Grupit Parlametnar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe kryekriminelit Milan Radojçiq. “Edhe më shqetësuese është ajo që njerëzit me e shpeshherë edhe pa vetëdije mund t’i lëndojnë interesat e sigurisë nacionale.” – tha ai.

“E gjithë kjo situatë po bëhet e errët e më errët”, paralajmëroi Gorani ndërsa theksoi më tej se rreziku real qëndron në mohimet e përçudshme të pushtetit. Sipas Goranit, mohimi i dukshëm i nga qeveria, pavarësisht fakteve, është thellësisht shqetësues.

“Kjo më hajgare s’është! Ajo që mua po vazhdon të më fasionojnë për së keqi është me e pa këtë qeveri që më një vetëbesim të tillë e mohon një faj të bazum në fakte.” – tha ai.

Në këtë kontekst, Gorani shtoi se mohimi i fakteve përbën “sabotim të sistemit politik dhe juridik të vendit”.

“Meqenëse unë mendoj se mohimi i fajit kundër fakteve është sabotim i sistemit politik dhe juridik të vendit. Nëse ajo bëhet nga ana e Qeverisë, ajo është sabotim i sistemit juridik dhe rendit kushtetetues. Nuk mundesh me mohu një akuzë nëse është e mbështetur në fakte. Përgjimi që po e dëgjojmë, me gjithë dyshimet që i kemi, duket të jetë fakt!”, tha Gorani në “Pressing“.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit