13.3 C
New York
Wednesday, February 28, 2024

Buy now

Biseda Clinton-Blair dhe gëzimi i tyre për përfshirjen e UÇK-së në Konferencën e Rambujesë

Konferenca e Rambujesë është një prej ngjarjeve kryesore të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë. Për herë të parë, Kosova ishte e pranishme në një konferencë ndërkombëtare.

Më 6 shkurt filloi punimet Konferenca në Rambuje. Por, shumë zhvillime i paraprin thirrjes së kësaj konference.

Demokracia.com ka siguruar një dokument të klasifikuar të datës 4 shkurt 1999, kur Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton së bashku me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair, zhvilluan një bisedë telefonike dhe diskutuan për përgatitjet e Konferencës së Rambujesë.

Ajo çfarë bie në sy në përmbajtjen e bisedës së tyre është gëzimi i Kryeministrit të Britanisë, Tony Blair, për përfshirjen se UÇK-së në këtë proces, pasi që vetëm UÇK-në e përmend specifikisht.

Një pjesë e bisedës është deklasifikuar, por një pjesë mbetet ende e pazbardhur për publikun, shkruan Demokracia.com.!

“Mendoj se Rubin dhe Madeleine bënë një punë vërtet të mirë dhe ne morëm një plan. Partitë vijnë të shtunën dhe është përfshirë edhe UÇK-ja. Kjo është e gjitha mirë“, thekson Tony Blair në bisedën telefonike me presidentin Bill Clinton.

.

//

   

 

25 vjet nga K

LAJMEI

Clinton asokohe ishte pajtuar duke i treguar se është dakord me mendimim e Tony Blairit.

Interesant është fakti se Tony Blair dhe Bill Clinton kishin biseduar edhe më 2 tetor 1998 për situatën në Kosovë. Në një dokument tjetër të siguruar nga Demokracia.com, shihet sesi Bill Clinton i tregonte kryeministrit britanik se kanë filluar ta përgatisin Kongresin dhe njerëzit për mundësinë e sulmeve ajrore.

“Gjëja tjetër që doja të përmendja ishte Kosova. Ne kemi filluar të përgatisim Kongresin dhe njerëzit për mundësinë e sulmeve ajrore. Ne donim t’i kërkonim NATO-s të autorizonte operacionet të mërkurën e ardhshme“, tregonte presidenti amerikan në një bisedë telefonike, të cilën e zhvillonte nga aeroplani presidencial, “Air Force One”, më 2 tetor 1998. 

.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit