19.6 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

Bill Gates gjen dashurinë e re

- Advertisement -

Mesa duket Bill Gates ka gjetur sërish dashurinë pas ndarjes me ish-bashkëshorten Melinda.

Sipas asaj që shkruan Daily Mail miliarderi 67-vjeçar është në një marrëdhënie me shoqen e tij të tenisit, Paula Hurd.

Hurd është e veja e bashkëdrejtuesit dhe presidentit të koorporatës shumëkombëshe Oracle , Mark Hurd, i cili u nda nga jeta në moshën 62-vjecare në 2019 pas një beteje me kancerin.

Janë të pandashëm. Janë bashkë prej një viti dhe edhe pse ajo është përshkruar shpesh si gruaja misterioze në fakt për rrethin e tyre të afërt nuk është ndonjë mister që ata janë bashkë”, tha një mik i çiftit për  gazetën britanike.

Dikur shefe ekzekutive e një kompanie teknologjie, Hurd tashmë organizon evente dhe merret me filantropi. Bill, i cili ka një pasuri neto prej 106 miliardë dollarësh, pranoi në emisionin “Today” në Maj të vitit 2022 se ndarja nga ish-bashkëshortja ishte mjaft e vështirë megjithëse nuk dha detaje të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit