Presidenti amerikan, Joe Biden iu drejtua protestuesve që po protesojnë në kampuset e kolegjeve javët e fundit në përgjigje të luftës së Izraelit në Gaza, derisa foli edhe për antisemitizmin.
Ai ndër të tjera është shprehur se në Amerikë ka vend për antisemitizëm, shkruan CNN.
“Unë e kuptoj që njerëzit kanë besime të forta dhe bindje të thella për botën. Kjo është Amerika. Por, nuk ka vend në asnjë kampus në Amerikë për antisemitizëm, gjuhë urrejtjeje apo kërcënime të çfarëdo lloji”, është shprehur Biden.