8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Biden paralajmëron Putinin: Mos shkel asnjë centimetër në territorin e NATO-s

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin, që të mos mendoj për lëvizje në territorin e NATO-s.

“Mos mendoni as të lëvizni as në një centimetër të vetëm të territorit të NATO-s”, tha Biden nga Polonia, shkruan CNN.

Tutje, Biden tha se ShBA-ja është e përkushtuar ndaj detyrimeve të mbrojtjes kolektive të përcaktuara në kartën e NATO-s me fuqinë e plotë të fuqisë kolektive.

Por, Biden e bëri të qartë se konflikti aktual në Ukrainë që nuk është anëtare e NATO-s – nuk kërkon që Amerika të përfshihet drejtpërdrejt.

“Forcat amerikane nuk janë në Evropë për t’u përfshirë në konflikt me forcat ruse, forcat amerikane janë këtu për të mbrojtur aleatët e NATO-s,” tha ai.

Biden, e ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për gënjeshtra, kur ka thënë se ai po angazhohet që ta denazifikojë Ukrainën përmes pushtimit.

“Sot, Rusia ka ngulfatur demokracinë dhe të njëjtën kërkon ta bëjë edhe në vende të tjera, edhe jashtë oborrit të saj. Putin ka guximin të thojë se po e denazifikon Ukrainën. Është gënjeshtër, thjesht cinike dhe ai e di këtë”, ka thënë ai.

Biden ka përmendur faktin se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe se është me origjine hebreje.

“Ai është çifut, familja e babait të tij është fshirë nga toka nga holokausti nazist, ndërkohë Putin ka guximin – si të gjithë autokratët para tij – që ky pretendim do ta justifikojë atë”, ka thënë Biden

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit