Presidenti i ShBA-ve Joe Biden, pasi është tërhequr nga gara për një mandate tjetër në krye të shtëpisë së bardhë, ka nominuar zëvendësën e tij Kamala Harris për Presidente.
Kështu ka njoftuar në platformën “X” Biden.
“Kolegët e mi demokratë, kam vendosur të mos e pranoj nominimin dhe të fokusoj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si Presidente për pjesën e mbetur të mandatit tim. Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratët – është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bejme kete.” – shkroi Biden