28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Biden mbledh këshillin e sigurisë kombëtare pas nisjes së dronëve iranian drejt Izraelit

- Advertisement -

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në “Situation Room” në Shtëpinë e Bardhë pas kthimit të tij nga Rehoboth, Delaware, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti u informua gjithashtu për situatën në Lindjen e Mesme më herët nga këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan dhe zëvendës këshilltari kryesor i sigurisë kombëtare Jon Finer, tha Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë shtoi se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Charles Q. Broën do të jenë midis atyre në “dhomën e situatës” (Situation Room), së bashku me Sullivan dhe Finer.

Nënpresidentja Kamala Harris dhe shefi i stafit të Biden, Jeff Zients “do të marrin pjesë me video “, tha Shtëpia e Bardhë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit