Ikona 42-vjeçare, e cila mori pjesë në lojën e madhe së bashku me yje të tjerë të shquar, lëvizi nëpër persona të ndryshëm në reklamën njëminutëshe, duke u përpjekur të ‘thyejë internetin’ me performanca të jashtëzakonshme.
Kjo vjen pasi ditë më parë kompania telefonike shfaqi paraqitjen e këngëtares në reklamë me dy pjesë të shkurta të shpërndara në rrjetet sociale, shkruan DailyMail.
Në një klip, aktori Tony Hale shtrydhi limonët pas një stendë me limonadë dhe tha: “Prisni, ajo dëshiron që unë t’i shtrydh vetë të gjithë këta limonë? Kjo bën mire të funksionojë.”
Ajo ishte një referencë për albumin vizual të yllit të pop-it në vitin 2016, “Lemonade”.
Dhe ashtu siç bëri tetë vjet më parë, muzikantja fituese e Grammy-it i ‘çmendi’ fansat të dielën, teksa publikoi dy këngë të reja.
Ndërsa njoftoi një album të ardhshëm, një vazhdim i “Renaissance” së 2022-ës por, me zhanër ‘country’, ajo gjithashtu publikoi dy këngë të reja.
Së bashku me muzikën erdhën vepra arti që të lënë pa frymë, ku përfshihej një Beyonce e veshur shumë pak, e cila pozoi pa pantallona.
Në një fotografi, ajo shfaqi dekoltenë, ndërsa mbante sytjena prej argjendi, poshtë një xhakete të zezë të prerë.
Në mbishkrimin për 319 milionë ndjekësit e saj, ajo shkroi: “Texas Hold ‘Em” dhe “16 Carriages” janë të publikuara tani”.