Diva e muzikës, Beyonce është rikthyer këtë vit për të publikuar albumin e ri solo të quajtur “Renaissance”, që vjen 6 vite pas “Lemonade”.
Së fundmi, ajo ka publikuar kopertinën e albumit, ku shfaqet pothuajse e zhveshur mbi një kalë elektrik.
“Krijimi i këtij albumi më mundësoi një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur shpëtim gjatë një kohe të frikshme për botën. Më lejoi të ndihesha e lirë dhe aventuriere në një kohë kur pak gjëra po lëviznin. Synimi im ishte të krijoja një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë i lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt. Një vend për të bërtitur, çliruar, ndjerë lirinë. Ishte një udhëtim i bukur eksplorimi. Shpresoj të gjeni gëzim në këtë muzikë. Shpresoj që t’ju frymëzojë të kërceni. Dhe të ndiheni po aq unike, të forta dhe seksi sa jeni”, ka shkruar Beyonce.