Beyonce është bërë artistja e parë me ngjyrë që ka arritur të dalë e para me një album country në Britaninë e Madhe, duke kryesuar listën me rekordin e saj të tetë, Cowboy Carter.
Jo vetëm kaq, por këngëtarja ka bërë dyfishin – me këngën kryesore të albumit, Texas Hold ‘Em, duke u rikthyer në vendin e parë në tabelën e këngëve për të pestën javë jo radhazi.
Beyonce ndjek gjurmët e Shania Twain, e cila ishte artistja e parë femër që shënoi një album Numër Një në Mbretërinë e Bashkuar kur Come On Over kryesoi tabelën e albumeve zyrtare në shtator 1999.
Në mënyrë të pabesueshme, Mbretëresha e Country Dolly Parton, me një karrierë që përfshin gati 50 vjet dhe hite duke përfshirë Jolene, I Will Always Love You dhe 9 To 5, nuk ka arritur kurrë një këngë apo album në këtë pozitë në Mbretërinë e Bashkuar.