- Advertisement -
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Betim Gjoshi, ka zhvilluar sot një vizitë në komunën e Dragashit, ku u prit ngrohtësisht nga bashkëpartiakët dhe qytetarët e kësaj zone.
Gjoshi theksoi rëndësinë e kësaj komune, duke vlerësuar mikpritjen dhe angazhimin e qytetarëve të Dragashit, si dhe duke ndarë vizionin e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai shtoi se, sipas tij, Kosova mund të ecë përpara me Bedri Hamzën si kryeministër.
Gjoshi premton përkushtim dhe rezultate konkrete për qytetarët e vendit.
https://www.facebook.com/share/v/12FLaL33cui/