-7.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Besnik Tahiri tregon datën më të afërt të zgjedhjeve

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri në emisionin “Gallatë” në Kanal10, ka thënë se zgjedhjet e rregullta nacionale mund të mbahen më 12 janar ose më së voni më 16 shkurt të vitit të ardhshëm.

Ai ka thënë se nga muaji gusht i këtij vitit Presidentja Osmani duhet t’i fillojë konsultimet me partitë politike lidhur me caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Zgjedhjet munden me u mbajt më 12 janar të vitit të ardhshëm dhe më së largu me 16 shkurt”, është shprehur ai.

Deputeti i AAK-së ka thënë se kryeministri Kurti me siguri do të preferojë që më 16 shkurt të mbahen zgjedhjet.

“Ai (Kurti) e len më 16 shkurt se ka qef të premten me 14 shkurt me bë një tubim të madh dhe me thënë se ky është sikur nëntori i dytë… jam ka ja zbulojë strategjinë”, është shprehur Tahiri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit