23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Avokati i Popullit: Situata në veri është përkeqësuar

- Advertisement -

Avokati i Popullit, Naim Qelaj në emisonin “Politko” në Kanal10, ka thënë se situata në veri është përkeqësuar.

“Pajtohem që ndërhyrjet nga brenda dhe jashtë Kosovës ka ndikuar në përkeqësimin e situatës në të cilën sot ndodhet ky rajon i Kosovës. Në anën tjetër mendojë se ish dashur të veprohet më shumë që çdo veprim që ndërmarrin autoritet e Kosovës me pas parasysh respektimin e të drejtat e njeriut sepse është vlerë kushtetuese, parim dhe standard përtej të cilës nuk mundemi me kaluar”, ka thënë Qelaj.

Ai ka thënë se Kosova ka infrastrukturë ligjore që iu garanton të drejta të plota komuniteteve jo shumicë në Kosovë në përputhje me Kartën Evropiane për të drejtat e minoriteteve.

“Bojkoti dhe mospjesëmarrja e tyre në institucione, ka një qëllim, ka një arsye dhe ka një shkak që ka ndodh deri te kjo situatë. Por, unë mendojë se këtu fillon përgjegjësia e autoritete të Kosovës se nëse do të ishte komunikuar me kohë dhe dialog i natyrshëm me qytetarët e Republikës së Kosovës e këtyre komunave, e këtij komuniteti, padyshim se mendoj se nuk dot kishim pas një situatë të tillë”, ka thënë Qelaj.

Avokati i Popullit tutje ka treguar rastet kur serbët kishin vendosur barrikadat.

“Ka pas edhe situata të tilla kur reagimi qytetar ka paraqitur sfidë e qytetarëve në vendosjen e barrikadave dhe pengesave në qarkullim. Unë në atë kohë kam dal me një reagim publik dhe kam kërkuar prej autoriteteve prej qeverisë, prej policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që me i marrë të gjitha masat demokratike me garantuar dhe siguri në lirinë e lëvizjes”, është shprehur Qelaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit