Besnik Tahiri i del në krah Daut Haradinajt pas kërcënimeve: Ndaluni, boll u bë e thirrni mendjes

- Advertisement -

Ish- Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj gjuhës fyese dhe linçuese në diskursin publik, duke thënë se ajo po krijon dhimbje, po hap plagë dhe po dëmton familjet e shoqërinë.

Ai ka theksuar se kushdo që bëhet pjesë e kësaj qasjeje, po i shërben përçarjes që ndër breza i ka shkaktuar dëm shqiptarëve.
“Ndaluni, sepse boll u bo. Thirrni mendjes”, ka shkruar Tahiri.

Reagimi i plotë:

Gjuha fyese dhe linçuese krijon dhimbje, hap plagë dhe dëmton familjet e shoqërinë tonë. Kushdo që hyn në këtë valle, duhet ta dijë se po i shërben pikërisht asaj përçarjeje që ndër breza i ka shkaktuar dëmë shqiptarit.

Ndaluni, sepse boll u bo. Thirrni mendjes.

Të ngjashme

Të fundit