Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Besnik Hasi, është emëruar trajner i skuadrës truke, Amedspor.
Gjakovari ka marrë drejtimin e ekipit që sivjet do të bëjë gara në elitën e futbollit turk, pasi është inkuadruar në Superligë.
Lajmin për arritjen e marrëveshjes e ka zyrtarizuar skuadra turke.
“Klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin me eksperiencë, Besnik Hasi, për edicionet 2026/27 dhe 2027/28. E presim trajnerin Besnik Hasi në familjen e Amedsporit dhe i urojmë sukses në rolin e tij”, ka shkruar klubi në njoftimin zyrtar.
Besnik Hasi ka drejtuar disa skuadra të ndryshme si trajner dhe së fundmi ka qenë në krye t ëish-klubit të tij, Anderlecht në Belgjikë.






