5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Besiktas lëshon deklaratë për gjendjen e Milot Rashicës pasi doli i dëmtuar në ndeshjen e Kosovës

- Advertisement -

Besiktas ka lëshuar një komunikatë për gjendjen e Milot Rashicës, i cili mbeti i lënduar me Kosovën, duke u zëvendësuar në pjesën e parë.

Rashica nuk pritet të luajë në ndeshjen e radhës të Besiktas ndaj Konyasporit. 

Ai ishte statues në dy ndeshjet, ndaj Lituanisë dhe Qipros, ku Kosova mori dy fitore. 

“Futbollisti ynë, Milot Rashica, nuk ka mundur të vazhdojë të luajë në ndeshjen e luajtur nga Kombëtarja e Kosovës më 15 tetor 2024, për shkak të dhimbjes që ka ndjerë në pjesën e brendshme të kofshës”. 

“Në MRI që kreu Milot Rashica, u zbulua një problem në pjesën e sipërme të muskulit të brendshëm të kofshës”.

 

“Trajtimi i futbollistit tonë ka filluar nga ekipi ynë mjekësor”, shkruhet në deklaratën e Besiktasit.

Rashica u zëvendësua në minutën e 16-të ndaj Qipros, ndërsa ndaj Lituanisë luajti 88 minuta.  

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit