26.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Besa Ismaili i reagon këshilltares së Haxhiut: Ky pushtet reaksionar, ka kultivuar kamikaz-llëkun në mesin e grave

- Advertisement -

Besa Ismaili nga PDK ka reguar pas deklarimeve në studio televizive të këshilltares në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Bala.

Ismaili thotë se ky pushtet reaksionar, ka kultivuar kamikaz-llëkun në mesin e grave tek të cilat ka deleguar shtypjen e grave dhe mirëmbajtjen e patriarkalizmit në sferën publike.

“Sa mjerim të shohësh këshilltaren e padijshme në Ministrinë e Drejtësisë teksa fajëson patriarkalizmin në sferën private, ndërsa mbron dhe mirëmban institucionalisht agjendën e patriarkalizmit, diskriminimit dhe pabarazisë, pa e kuptuar përgjegjësinë (ri)edukative që bartë institucioni”, ka shkruar Ismaili, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Sa mjerim të shohësh në debat televiziv përfaqësues të shoqërise civile teksa qëndron përballë përfaqësueses së pushtetit, ndërsa kritikat ia drejton shoqërisë!

Sa mjerim të shohësh këshilltaren e padijshme në Ministrinë e Drejtësisë teksa fajëson patriarkalizmin në sferën private, ndërsa mbron dhe mirëmban institucionalisht agjendën e patriarkalizmit, diskriminimit dhe pabarazisë, pa e kuptuar përgjegjësinë (ri)edukative që bartë institucioni.

Ky pushtet reaksionar, ka kultivuar kamikaz-llëkun në mesin e grave tek të cilat ka deleguar shtypjen e grave dhe mirëmbajtjen e patriarkalizmit në sferën publike.

Sa më kamikaze që janë dëshmuar në shërbim të ideologjisë ekstremiste politike aq më të shpërblyera me pushtet janë bërë. Dhe sot po mbahen aq fort për këtë pushtet, sa edhe kërkesat për dorëheqje dhe përgjegjësi i drejtojnë tek vartësit dhe të tjerët!

Në vend se t’u shërbenin qytetarëve dhe shoqërisë, atyre u kërkojnë llogari!

Turp! Turp! Turp!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit