Besa Ismaili uron haxhinjtë kosovarë në Ditën e Arafatit: Haxh të pranuar dhe kthim të lehtë pranë familjeve

- Advertisement -
Kandidatja për deputete nga PDK me numrin 60, Besa Ismaili, ka përcjellë një mesazh urimi dhe lutjeje për të gjithë haxhinjtë nga Kosova, me rastin e përmbylljes së ritualeve të Haxhit në Ditën e Arafatit.

Përmes një mesazhi në Facebook, Ismaili uroi që të gjithë besimtarët që kanë kryer Haxhin të jenë shëndoshë e mirë dhe që adhurimi i tyre të jetë i pranuar tek Allahu.

Ajo theksoi se lutjet dhe sakrificat e haxhinjve qofshin të shpërblyera me mëshirë, dritë dhe begati në jetët e tyre, ndërsa shprehu dëshirën që kthimi i tyre pranë familjeve të jetë i lehtë dhe i mbushur me gëzimin e festës së Kurban Bajramit.

“Haxhi i tyre qoftë i pranuar dhe kjo rrugë e bekuar të jetë forcim i besimit dhe burim mirësish për ta dhe për familjet që i presin me mall”, thuhet ndër të tjera në urimin e saj.

Në fund, Ismaili uroi të gjithë haxhinjtë me fjalët: “Haxh të pranuar!”.

Postimi:

Në këtë ditë të bekuar të Arafatit që përmbyllëm, lusim Zotin e Madhërishëm që të gjithë haxhinjtë nga Kosova të jenë shëndosh dhe mirë! Ata të cilët sot kanë përmbyllur ritualet e Haxhit, urojmë nga zemra që Haxhi i tyre të jetë i pranuar tek Allahu, lutjet dhe sakrificat e tyre të shpërblehen me mëshirë e dritë në jetët e tyre.

Zoti ua lehtësoftë atyre kthimin pranë familjeve të tyre, që t’i gjejnë të gjithë mirë e të bashkuar në gëzimin e festës së Kurban Bajramit nesër inshallah!

Qoftë kjo rrugë e bekuar që kanë bërë realizim i idealeve të tyre fetare, forcim i besimit dhe burim i mirësive për ta dhe për të gjithë ata që i presin me mall.

Haxh të pranuar! 🤲🕋

Të ngjashme

Të fundit