Besa Ismaili për pakon e Kurtit: Pse kaq pak? Pse vetëm 100 euro? Pse jo më shumë?

- Advertisement -

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili-Ahmeti, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë në detyrë për ndarjen e pagesave të njëhershme për kategori të ndryshme të qytetarëve, vetëm pak kohë para zgjedhjeve.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se: “Pse kaq pak? Pse vetëm 100 euro? Pse jo më shumë?”

“Pse kaq pak? Pse vetëm 💶? Pse jo më shumë?

Ky pushtet s’ka pre shirita, as s’ka mbaru projekte. Lajmet qendrore s’na treguan asnjë zhvillim a investim, vetëm thashetheme e monologje të kryeministrit.

Atëherë qytetarëve duhet me iu dhanë më shumë para, me i ndihmu me mbijetu.
Ndërsa, Partisë Demokratike të Kosovës votën, për t’ia bërë #StopKrizës , dhe kthyer Kosovën në binarët e një shteti dinjitoz për qytetarët”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit