Besa Ismaili ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se rritja e përkrahjes zgjedhore për partinë në pushtet po shoqërohet me rritje të varfërisë në Kosovë.
Sipas saj, një qytetar ekonomikisht i dobët bëhet më i varur nga shteti, më i heshtur ndaj padrejtësive dhe më i lehtë për t’u manipuluar përmes propagandës, subvencioneve të përkohshme dhe premtimeve politike. Ismaili akuzon Kurtin se “e ushqen popullin me llafe”, ndërsa qytetarët përballen me vështirësi për jetesën e përditshme
Postimi i plotë:
Sa më e madhe përqindja e fitores zgjedhore për Lëvizja Vetëvendosje, aq më e madhe varfëria në Kosovë.
Sepse pushteti i Kurtit nuk e do qytetarin e lirë ekonomikisht.
Sepse një popull i varfër është më i varur nga shteti, më i heshtur përballë padrejtësive dhe më i lehtë për t’u manipuluar me propaganda, subvencione të përkohshme, asistencë sociale e premtime boshe.
Albin Kurti e ushqen popullin me llafe-llafe sepse pushteti i tij ndihet më i sigurtë, kur qytetari lufton për bukën e gojës.






