Besa Ismaili: Abdixhiku nga “rruga e tretë” në rrugë pa krye dhe pa adresë politike

- Advertisement -

Ish-deputetja e LDK-së, Besa Ismaili, ka kritikuar kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, duke thënë se politika e tij përfundoi në një “rrugë pa krye dhe pa adresë politike”.

Ajo ka rikujtuar deklaratën e dikurshme të Abdixhikut se LDK-ja “nuk është as si LVV-ja, as si PDK-ja”.
“Sot, ironia është se ia doli: mbeti as si këta, as si ata. Ai sonte është si askush”, ka shkruar Ismaili.

Sipas saj, kur një politikë ndërtohet kryesisht duke treguar se çfarë nuk je, vjen një moment kur qytetarët nuk e kanë të qartë se çfarë përfaqëson ajo parti dhe cilat janë qëndrimet e saj politike.

“Kur politika ndërtohet vetëm duke treguar se çfarë nuk je, vjen dita kur qytetarët nuk e dinë më as çfarë je, kë përfaqëson dhe për çfarë qëndron”, ka deklaruar Ismaili.

Të ngjashme

Të fundit