18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Berisha: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim

- Advertisement -

Bernard Berisha ka thënë se vetëm të bashkuar mund të arrijnë suksese të mëdha.

Futbollisti i krahut që luan tek Akhmat Grozny në Rusi, është shprehur i lumtur me fitoren.

“Kemi kaluar momente të vështira. Por sot treguam karakter. Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim. Klubin dhe presidentin e klubit dua ta falënderoj sepse për asnjë moment nuk më kanë nxjerrë problem të vijë, edhe pse kemi pasur ndeshje dje. Ata e dinë se çfarë ndjenje është ta përfaqësosh vendin tënd”, ka thënë fillimisht Berisha pas ndeshjes për Art Motion që e kompletoi ndeshjen në sistemin 3-5-2 të përzgjedhësit Primozh Gliha.

“Kam luajtur vetëm 2-3 herë në këtë pozicion. Kur është në pyetje Kosova, kur është në pyetje vendi yt, nuk përshkruhet emocioni. Në çdo pozitë që kërkohet unë jam i gatshëm të luajë. Dua t’i falënderoj edhe tifozët për mbështetjen në momentet e vështira. Duhet t’i lëmë kritikat sepse vetëm të bashkuar mund t’ia dalim. Duhet të mendojmë për të ardhmen. Ne gjithmonë jemi munduar ta bëjmë më të mirën, por ndonjëherë nuk ka shkuar. Vetëm me besim e punë të madhe mund t’ia dalim”, ka vazhduar Berisha që ka treguar se ka biseduar me Glihan dhe e ka besimin e plotë nga ai. Më pas foli edhe për ndeshjen me Zvicrën.

“Në asnjë moment nuk i kam thënë jo Kosovës. Gjithmonë kam qenë i gatshëm ta jap më të mirën. Ndonjëherë nuk kam qenë në formën më të mirë, por angazhimi nuk ka munguar asnjëherë. Të luash në Bazel është si të luash në Kosovë sepse shumica janë shqiptarë dhe do të kemi përkrahje. Duhet të tregojmë karakter dhe të tregojmë se edhe ne mundemi. Këtë e kemi treguar në ‘Fadil Vokrri’ kur e morëm një pikë. Karakterin duhet ta shfaqim edhe në kualifikimet tjera dhe të tregojmë se mund të bëjmë lojëra të bukura. Por, duhet të jemi të bashkuar”, deklaroi Berisha.

Kosova dy ndeshjet e fundit të këtij cikli kualifikues i zhvillon kundër Zvicrës, më 18 nëntor në Bazel dhe kundër Bjellorusisë, më 21 nëntor në “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit