16.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Berisha: Osmani nuk është përfaqësuese e OJQ-ve, duhej të tregonte se çka ka bërë shteti për qytetarët

- Advertisement -

Ish-ministri i punëve të Jashtme, Anton Berisha ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin e cila po merr pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në një lidhje direkte në emisionin “Ditari”, Berisha tha se presidentja e vendit po vazhdon me retoriken e kërkimit të drejtësisë për viktimat e dhunës në Kosovë, që sipas tij, presidentja duhet ta paraqet fuqinë e shtetit të Kosovës, e jo të riciklojë ngjarjet e ditura të cilat i ka bombarduar Serbia gjatë luftës.

“Sa më shumë që ka mbledhje të Këshillit të Sigurimit që kanë për temë ditë raportin gjashtë mujor të situatës në Kosovë që përfaqësohet përmes UNMIK-ut aq më keq është për Kosovën, duke pasur parasysh faktin që përshtypja e përgjegjshme mbetet që këtu është një kontekst i hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe është një temë e pambyllur, dhe kjo situatë e gjitha i konvenon Serbisë dhe përfaqësuesja e Kosovës në nivelin më të lartë presidentja vazhdon me retoriken e kërkimit të drejtësisë të viktimizimit të Kosovës, duke harruar qe ajo është kryetare e shtetit dhe duhet ta paraqet fuqinë e shtetit për aq sa jemi dhe duhet të tregojë se çfarë ka bërë shteti dhe ajo tash t`a riciklojë ngjarjet e ditura e cila është bombarduar Serbia”, deklaroi Berisha.

Ai tutje tha se presidentja nuk është një përfaqësuese e OJQ-së që të merret me tema të tilla.

Berisha tha se Osmani duhet të tregon aftësitë e saj për Kosovën, e jo t`i përfshijë gratë në “trajtime gjynahesh”.

“Ajo nuk është një përfaqësuese e OJQ-së e cila merret me tema të tilla. Ajo duhet të tregonte se çfarë ka bërë shteti për qytetarët e saj duke përfshirë edhe gratë në të gjitha kuptimet, jo vetëm trajtimesh gjynahesh sepse lufta këto i ka pasur” Ai shtet i cili nuk është në gjendje me menaxhua me qytetarët e vet nuk i ka faj bota. Momentet që ne kemi pranuar Kushtetutën, kërkesat e QUINT-it për t`u njohur nga të gjitha shtetet aty ka pasur standarde. Të jesh shtet do të thotë të tregosh aftësi për ta udhëhequr shtetin për qytetarët e saj. Nuk është detyra jonë me i tregu botës se çka është Serbia, bota e njeh Serbinë se çfarë është ajo” tha Berisha.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në ShBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila po mbahet sot.

Në seancën e KSKB-së, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

Ajo po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë./teve1.info/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit