7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Berisha me akuza të rënda për Ramën: Ka marrë udhëzime nga Serbia për ta rrëzuar Albin Kurtin

- Advertisement -

Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kosovë.

Berisha në një status të gjatë në Facebook ka thënë se Rama ka shkuar në Kosovë me një mision të deleguar nga Serbia në Samitin e Ohrit.

“Pas samitit të cilin e ka quajtur, antishqiptar dhe antieuropian, të Ohrit ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me urdhër të Putinit mblodhi vasalet e tij të Tiranas dhe Shkupit për avancimin e Ballkanit serbo-rus ne kundërvënie të hapur të procesit të Berlinit duket se Edi Rama ka marrë detyra të reja nga Beogradi. Konkretisht duket se Edi Rimës i është ngarkuar detyrë në një akt të ri antishqiptar të punojë ngushtë me albanofobë e serbofilë në Kosovë për rrëzimin e Qeverisë Kurti, qeveri e cila me qëndrimet konsguente kundër projektit ruso -serb të Ballkanit të Hapur mbrojti dhe po mbron me konseguence interesat e kombit shqiptar por edhe të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në rajon”, ka shkruar ai.

Ai ka shkruar se e dënon, siç e ka quajtur, misionin e ri antishqiptar të Ramës.

“Me këtë rast duke dënuar me ashpërsinë më të madhe misionin e ri antishqiptar të Edi Ramës të ngarkuar në Beograd, paralajmëroj vasalin e mjerë të serbomadhit Vuçiq të heqë dorë nga skenarët e Beogradit kundër qeverisë së Kosovës, pasi në të kundërtën do të marrë ndëshkimin e merituar nga mbarë kombi shqiptar”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit