15.6 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Berisha kritikon Kurtin për grevën: Kjo është në vazhdën e veprimeve antishtet dhe antikomb

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë sot se deri të hënën, do të duhej të fillon mësimi, të arrihet marrëveshja në mes Sindikatës dhe grevistëve me qeverinë Kurti.

Sipas tij, mosgjetja e zgjidhjes, nuk ishte nga mungesa e kapaciteteve financiare për të përmbushur kërkesat sindikaliste por taktizim i qeverisë dhe ministrisë përkatëse, për të fituar në kohë.

Postimi i plotë:

Deri të Hënen, do të duhej të fillon mësimi, të arrihet marrëveshja në mes Sindikatës dhe grevistëve me qeverinë Kurti. Uroj gjithmonë, që kryeministri të mos këshillohet me inatin, ndaj kësaj që lajmërova!?

Mosgjetja e zgjidhjes, nuk ishte nga mungesa e kapaciteteve financiare për të përmbushur kërkesat sindikaliste por taktizim i qeverisë dhe ministrisë përkatëse, për të fituar në kohë, ngase sipas informatave të konfirmuara nga tereni, ende nuk ka pasur ditar dhe as tekste shkollore për shumicën e klasëve, deri me sot.

Uroj që ky mosfillim i procesit mësimor, që është krimi më i rëndë që mund të bëhet ndaj nxënësve, të mos jet taktizim i koordinuar. Vlerësoj së prolongimi i tillë më shumë ka pasë për qëllim nxitjen e konfliktit sindikata, prindër e mesimdhënës për ta kapur edhe ketë mekanizëm.

Por, kjo është në vazhden e veprimeve anti shtet dhe anti komb, për të mbuluar dështimin në qeverisje dhe administrim, në ketë rast të arsimit, të mashtruesve patologjik në pushtet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit