17.5 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Berisha: Koordinimi me ShBA – ndalë planet ruse në Ballkan

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Veri, duke thënë se koordinimi me SHBA – ndalë planet ruse në Ballkan, shkruan Scanner.

Në njē postim në Facebook, ai ka shkruar se aktualisht sipas zhvillimeve në Ukrainë dhe ofensivës ukrainase, Putin për të shpëtuar rajonet e aneksuara atje, do ta fus Serbinë direkt në luftë. Si ushtarak, besoj se lokaliteti më i mundshëm është Kosova.

Berisha ma ka alarmuar se shkalla e rrezikut është e lartë, prandaj institucionet e Republikës së Kosovës do të duhej ta shpallin gjendjen e koordinimit më të ngushtë me SHBA-të në mënyre që të shmangen planet ruse në Ballkan

Postimi i plotë:

Putin është në luftë të hapur kundër SHBA-vë!
Aktualisht sipas zhvillimeve në Ukrainë dhe ofensivës ukrainase, Putin për të shpëtuar rajonet e aneksuara atje, do ta fus Serbinë direkt në luftë. Si ushtarak, besoj se lokaliteti më i mundshëm është Kosova.

Deklarata e kryeministres së Serbisë Bernabiç, se “1244, lejon forcat e Serbisë të vendosen në Kosovë”, gjoja për mbrojtur serbët e rrezikuar, është deklaratë e stisur nga Moska!
Shkalla e rrezikut është e lartë, prandaj institucionet e Republikës së Kosovës do të duhej ta shpallin gjendjen e koordinimit më të ngushtë me SHBA-të në mënyre që të shmangen planet ruse në Ballkan.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit